VIP & Spektakël

Sherri më i bujshëm! Adelina Ismaji tregon konfliktin me Leonora Jakupin: Më kapi nënën për fyti

24 Gusht 2019, 11:24| Përditesimi: 24 Gusht 2019, 11:58

  • Share

Sherri më i bujshëm i showbizz-it shqiptar i para 15 viteve, është padyshim ai mes dy këngëtareve Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi. Dy divat e skenës muzikore shqiptare, u konfliktuan fizikisht në prapaskenat e një koncerti, dhe arsyet nuk diheshin ende deri më sot.

Për herë të parë për këtë sherr ka folur, Ismaili e cila ka thënë se arsyeja e sherrit ka qenë goditja që Leonora i ka bërë të ëmës së saj, pasi dollapi ka qenë i ngushtë.

“Po, ka patur përleshje, por pse ka ndodhur kjo nuk e di. Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Mbaj mend se ishte një garderobë e ngushtë, ajo kaloi dhe goditi mamin. Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve”, shprehet Ismaili në studion e emisionit 'Pressing'. 

Më tej, Ismaili thotë se Leonora e ka kapur prej fyti të ëmën, prandaj Adelina ka ndërhyrë.

“Kur mami i tha ‘kujdes’, ajo e kapi prej fyti dhe aty ndërhyra unë”, tregon Adelina, që shton se pavarësisht sherrit, nuk e urren Leonorën.

“Unë ende nuk e kam të qartë nëse jemi apo jo rivale, por sinqerisht e them se nuk kam xhelozi për askënd, e aq më pak për një vajzë të re, e për më tepër për një këngëtare që ka kënduar në Koshare dhe ka kënduar për ushtarët, unë nuk mundem ta urrej. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur gjithmonë prej palës tjetër”, u shpreh Ismaili.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?