Politikë

Sherri me Kujtim Gjuzin, Demalia për Report Tv: Më fyeu prindërit e mi të vdekur, nuk duhet të ndodhte, por humba kontrollin dhe ndihem keq!

10 Prill, 19:13| Përditesimi: 10 Prill, 19:41

  • Share

Sherri në hollin e një hoteli në kryeqytet me kreun e Konservatorëve, Kujtim Gjuzi, erdhi si pasojë e shpifjeve e sharjeve të ngritura prej ish-deputetit në adresë të prindërve të ndjerë.

Kështu u shpreh sot analisti Ilir Demalia në ‘Studio Live’, ku dha një reagim në Report Tv për ngjarjen e ndodhur dhe që u publikua edhe me pamje në media.

Demaliaj shprehu keqardhjen e tij për atë reagim ku doli jashtë vetes për shkak të rrethanave, por shpjegoi se kontrollin e humbi vetëm për shkak se Gjuzi kishte fyer familjarët e tij që nuk jetojnë më.

“Ishte diçka banale, që nuk duhet të kishte ndodhur, por ndodhi. Ka njeriu situata ku del edhe nga vetja, nuk ndihem mirë për atë veprim. Por ka disa shpifje që nuk durohen dot, mua prindërit më kanë vdekur, me mua mund të merret sa të dojë, le të më shajnë, por me familjarët e vdekur ishte shumë. Bëra shumë gabim, por ka fyerje dhe sharje që nuk durohen. Nuk duhet të ndodhte, por iku ajo tani. Edhe Kujtimit i them të mos merret me fyerje dhe shpifje, mos të bjerë pre e tyre. Por kur sheh parlamentin sot, ku ka fyerje e sharje atje, deri edhe nga motra. Por tjetri të vret për to”, thotë ai mes të tjerash.

Dhe më tej shpjegon se vazhdimisht ka marrë fyerje dhe akuza, duke i përmendur edhe babanë si vrasës, pa pasur asnjë provë.

“Po ç’punë kanë prindërit e mi me këto gjëra, që nuk  jetojnë më, me shpifje dhe fyerje, madje babanë tim e kanë akuzuar edhe si vrasës, por ka shpifje sa të duash dhe banalitete, pa prova dhe vetëm me “eshtrat e qenit të ngordhur” Nuk duhet të kishte ndodhur, por ndodhi, ishte diçka banale”, përfundon Demalia në reagimin për Report Tv.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?