Reperi Rigels Rajku ose ndryshe i njohur me emrin e artit Noizy është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës.
Sipas mediave online, Insajder shkruan se artisti nuk është paraqitur në polici.
Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë. Policia e Kosovës ka lëshuar një flet arrest pasi ai nuk është paraqitur në stacion policor pas ftesës nga institucioni.
Lajmin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.
“I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim, i bëjmë apel këngëtarit që të paraqitët tek organet kompetente”, ka thënë Nikçi.