Kronikë
Top 24

Sherri me shufra hekuri mes protestuesve dhe bllofi i Berishës, Rama: Barbari, pabesi, turp!

3 Qershor 2019, 13:50| Përditesimi: 3 Qershor 2019, 13:59

  • Share

'Barbari, pabesi, turp'. Kështu e cilëson kryeministri Edi Rama atë që ndodhi mbrëmë mes protestuesve të opozitës që u rrahën me njëri tjetrin me shufra hekuri, ndërsa Sali Berisha akuzoi policinë e shtetit.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë videon e publikuar nga Report Tv me pamjet që tregojnë qartësisht se protestuesit, Ymer Çela që është ish-bodigard i Sali Berishës dhe djali i tij, Erjoni nuk u goditën nga Policia e Shtetit, por u rrahën me njëri tjetri me shufra hekuri në protestën e mbrëmshme të opozitës shqiptare që ishte e shtata dhe që degjeneroi në dhunë ndaj efektivëve dhe institucioneve, ndërsa në fund nuk kursen as njëri tjetrin.

Reagimi ka qenë i ashpër edhe nga zv/ kryeministri Braçe dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që kërkoi një përgjigje nga Sali Berisha.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Komento

Komente

  • sali: 03/06/2019 14:13

    Keta ishin Planifikuar nga saliu qe te vriteshin e pastaj te thoshin qe i vrau policia.Jane me fat qe shpetuan.Keta jane talebanet e shqiperise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?