Gjykata e Tiranës

Kronikë

Sherri me thika mes gjimnazistëve Kamzë, Gjykata e Tiranës lë në burg dy të miturit

5 Tetor, 13:26| Përditesimi: 5 Tetor, 13:42

  • Share

Gjykata e Tiranës caktoi sot (5 tetor) masën e sigurisë "arrest në burg" për njërin nga 16 vjeçarët e akuzuar për plagosjen e 3 bashkëmoshatarëve të tjerë pranë gjimnazit "Ibrahim Rugova" të Kamzës.

Për të akuzuarin e dytë gjykata caktoi masën "arrest në burg" me afat 1 mujor. I dyti është edhe vetë i lënduar në konfliktin ku u përdorën edhe thika. Përmes avokatit ai ka pretenduar se nuk ka qenë pjesë e sherrit, por ka ndërhyrë për t'i ndarë shokët e tij.

Sherri mes 5 gjimnazistëve kishte nisur një ditë para këtij konflikt me pretendimet 'Pse më sheh'. Njëri prej adoleshentëve, mori dy plagë në kraharor, njëra prej të cilave i preku mushkërinë.

Policia vijon hetimet për gjetjen e thikës që është përdorur gjatë sherrit mes 5 adoleshentëve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?