Kronikë

Sherri në Berat ku u plagos efektivi i policisë, flet nëna e njërit prej të përfshirëve: Ishin të pirë, na thanë pse shikoni nga shtëpia jonë! Tre vëllezërit e arrestuar: S'mbajmë mend ç'kemi bërë

15 Prill 2021, 10:48| Përditesimi: 15 Prill 2021, 13:59

  • Share

Tre vëllezërit në Berat, që u përfshinë në një sherr mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur edhe një efektiv policie, janë arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim edhe vëllai tjetër. Janë prangosur Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini  40 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Armando Marini 46 vjec.

Shkëndi Memaj, e ëma e Albert Memaj që u përfshi në sherrin me katër vëllezër mbrëmjen e djeshme në Berat, ka treguar se katër vëllezërit i kanë ndihmuar sa herë kishin nevojë dhe se nuk kanë patur konflikte të mëparshme, por dje kishin shkuar të dehur në dyqanin e tyre. Sipas saj, vëllezërit u konfliktuan me Albert Memaj për motive banale, duke i thënë se pse mbani njerëz në dyqan dhe pse shikonin nga banesa e tyre.  

Ndërkohë, para policisë, tre vëllezërit e arrestuar kanë thënë se kanë qenë të pirë dhe se nuk mbanin mend se çfarë kishin bërë një natë më parë.

Konflikti u regjistrua mbrëmjen e djeshme, ku u përfshinë katër vëllezërit (përdorues të lëndëve narkotike) me komshinjtë e tyre Albert Memaj dhe bashkëshorten e tij Olta, ku këta 2 të fundit kanë mbetur të lënduar me gurë.

I plagosur mbeti edhe efektiv i policisë Julian Xhelilaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për të qetësuar situatën, por katër vëllezërit tentuan t'i merrnin armën dhe gjatë konfrontimit, arma iu shkrep në brez, duke bërë që polici të marrë një plumb në këmbë.

Ai u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ora 12:04
Sherri mes dy familjeve në Berat ku u plagos efektivi i policisë, flet nëna e njërit prej të përfshirëve: Erdhën në dyqan të pirë, na thanë pse shikoni nga shtëpia jonë

Shkëndi Memaj, e ëma e Albert Memaj që u përfshi në sherrin me katër vëllezër mbrëmjen e djeshme në Berat, ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja. Ajo thotë se katër vëllezërit i kanë ndihmuar sa herë kishin nevojë dhe se nuk kanë patur konflikte të mëparshme, por dje kishin shkuar të dehur në dyqanin e tyre. Sipas saj, vëllezërit u konfliktuan me Albert Memaj për motive banale, duke i thënë se pse mbanin njerëz në dyqan dhe pse shikonin nga banesa e tyre.  

"Në fillim shkojnë dy vëllezërit Marini dhe konfliktohen me djalin e kapin prej fyti dhe djali largohet duke hyrë brenda në shtëpi. Ata filluan të gjuanin me gurë në banesën tonë. Nga gurët u plagos nusja e djalit në kokë dhe i them djalit të marri policinë se na vranë. Më pas vjen policia dhe hynë për të ndarë konfliktin duke i ndaluar vëllezërit që po qëllonin me gurë. Gjatë shoqërimit për në polici të vëllezërve Marini aty kanë kundërshtuar dhe kane tentuar që t'i merrnin dhe armën policit ku ndodhi dhe plagosja e policit. Nusen me djalin erdhi i mori ambulanca sepse kishte shumë rrjedhje gjaku. Ne nuk kemi gjë me komshinjtë ata ishin të pirë prandaj u konfliktuam", është shprehur ajo.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen "Dëshmorët e Kombit", ku Albert Memaj dhe bashkëshortja e tij Olta Memaj, u konfliktuan me katër vëllezërit Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç, të cilët janë arrestuar dhe Arjan Marini  40 vjeç, që është shpallur në kërkim. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur efektivi i policisë Julian Xhelilaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për të qetësuar situatën, por katër vëllezërit tentuan t'i merrnin armën dhe gjatë konfrontimit, arma iu shkrep në brez, duke bërë që polici të marrë një plumb në këmbë. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?