Kronikë

Sherri mes 2 grupeve në Korçë, shkon në 10 numri i arrestuarve, 1 në kërkim! Nën hetim pronari i lokalit ku ndodhi përleshja, kishte punonjës të paregjistruar (EMRAT)

1 Shtator, 12:23| Përditesimi: 1 Shtator, 12:29

  • Share

1756672295_korce.jpg

Policia ka bërë publike detaje të reja nga sherri masiv që ndodhi mbrëmjen e 31 gushtit në një lokal në zonën e parkut në Korçë, ku mbetën të plagosur me thikë 2 persona.

Numri i personave që ishin të përfshirë në sherr dhe janë arrestuar ka shkuar në 10. Ata janë Dritan Pino, Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxhio Mema, Gersi Dervishi, Sotiraq Shkurti dhe Kristi Lamçe.

Dritan Pino akuzohet për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", ndërsa 9 të tjerët për veprat penale  "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore" dhe "Prishja e qetësisë publike". 

Gjithashtu blutë kanë shpallur në kërkim një 38-vjeçar, të identifikuar me inicialet E.K., i dyshuar si i përfshirë në konflikt.

Pa gjë nuk ka shpëtuar as pronari i lokalit ku ndodhi sherri, i cili është vënë nën hetim  për veprën penale "Punësimi i paligjshëm", pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar.

“Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit ku ndodhi konflikti, shtetasin R. I., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Punësimi i paligjshëm", pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente”,- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Sherri masiv me thika, karrige e shkopinj bejsbolli në Korçë, 10 të arrestuar, 1 në kërkim! FOTO nga përplasja mes 2 grupeve (EMRAT)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?