Foto nga vendi ku ndodhi vendngjarja

Kronikë

Sherri mes të rinjve në Lezhë/ Arrestohen 2 nga autorët, një 15-vjeçar në kërkim

13 Prill, 10:49| Përditesimi: 13 Prill, 12:15

  • Share

Lezhë- Dy nga të rinjtë të cilët ishin në kërkim pas një sherri të ndodhur më 11 prill në qytetin e Lezhës janë vendosur në pranga. Redian Margjonaj dhe një i mitur akuzohen për veprën penale për plagosje e rëndë me dashje dhe prishje të qetësisë publike.

Ndërkohë një 15-vjeçar tjetër i përfshirë në konflikt është shpallur në kërkim.

Pas kontrolleve të kryera blutë kanë sekuestruar një makinë.

Një ditë më parë Policia zbardhi përmes kamerave të sigurisë se ajo që u raportua si një përplasje fizike mes dy personave mesditën e së premtes, në fakt ishte një përleshje e dhunshme mes një grupi njerëzish, që zanafillën e konfliktit e vitin e kaluar mes 2 të miturve, për një vajzë.

Dje në prangat e policisë ranë Fatjon Gjini, 34 vjeç, dhe Ervin Nika, 37 vjeç, ky i fundit i arrestuar më parë për armë pa leje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e një konflikti të ndodhur mesditën e 11 prillit 2025, dhe veprimeve operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për këtë konflikt, në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë, në kuadër të kontrolleve të shumta të kryera bazuar edhe në inteligjencën policore, kapën dhe arrestuan dy nga shtetasit e shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit R. M., 20 vjeç, dhe A. D., 15 vjeç.

Të dy këta shtetas dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur në këtë ngjarje.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, është shpallur në kërkim një tjetër 15-vjeçar, shtetasi G. P., banues në Lezhë, i përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe lokalizimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?