Policia e Lezhës zbardhi përmes kamerave të sigurisë se ajo që u raportua si një përplasje fizike mes dy personave mesditën e së premtes, në fakt ishte një përleshje e dhunshme mes një grupi njerëzish, që zanafillën e konfliktit e vitin e kaluar mes 2 të miturve, për një vajzë.
Dy persona u arrestuan Fatjon Gjini, 34 vjeç, dhe Ervin Nika, 37 vjeç, ky i fundit i arrestuar më parë për armë pa leje. Për përleshjen e dhunshme 4 të tjerë u shpallën në kërkim 4 të tjerë, Redian Margjonaj e Kevin Ndoka, 20 vjeç dhe dy të mitur.
Gjini e Nika goditën me sende të forta Redian Margjonajn, i cili bashkë me tre të tjerët e shpallur në kërkim e goditën me automjet Fatjon Gjinin dhe më pas e dhunuan fizikisht me mjete të forta.
Të arrestuarit, akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, deklarata të rreme, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës e prishje të qetësisë publike.
Komente
