Sherri mes vajzave të shoëbizit Einxhel Shkirës, Kejvina Kthellës dhe Oriola Marashit në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë ka qenë në qendër të mediave ditët e fundit.
Vajzat janë zënë aq keq sa konflikti kishte kaluar në fizik dhe ngjarja kishte ndodhur pranë shtëpisë së Einxhelit.
Sipas “Anabel.al”, debati ishte vetëm mes Einxhelit dhe Kejvinës, ku kishin vendosur të sqaroheshin, por se dinte që kjo e fundit shoqërohej edhe nga Oriola Marashi.
“Me Kejvinën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën.
Arsyeja ishte banale dhe nuk kishte pse të degjeneronte në sherr, kur mund të zgjidhej njerëzisht ose të evitohej fare. Akoma edhe sot, nuk e kam kuptuar qëllimin e saj, por nga ana tjetër më vjen shumë keq që u përfshiva në një situatë të tillë, si asnjëherë në jetën time dhe që ky lajm u bë publik”, ka rrëfyer Einxhel.
Nuk dihet ende shkaku i konfliktit që ka nisur mes dy vajzave, ndërkohë Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi nuk kanë bërë ende asnjë reagim lidhur me sherrin.
Komente

o zot! degjuan Rezarta Shkurten qe tha ....rendesi ka qe te prodhohet lajm...sk arendesi cfare lajmi eshte...dhe duket se keto tre shemtirat ja arriten:(
PërgjigjuShumë të punuara..jashtmase!
Përgjigju