TIRANË- Përleshja fizike ndërmjet disa vajzave të mitura të shkollës 9-vjeçare ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë, pamjet e rënda cilat u bënë menjëherë virale, ngrenë shqetësimin për dështimin e hallkave për edukimin e brezave të rinj. Arjana Muça, sociologe për Report Tv u shpreh se ne si shoqëri na serviret kudo një model i dhunës ku agresiviteti është një nga tiparet kryesore e që më pas përplasemi me agresivitetin verbal e fizik të në jetën e përditshme. Sipas Muçës, reagimi i shkollës ‘Kongresi i Manastirit’, të cilët theksuan se ngjarja nuk kishte ndodhur brenda ambienteve të shkollës, tregon se nuk funksionon shkolla si qendre komunitare, megjithëse në letër janë të tilla. Për sociologen, vajzat e mitura të cilat u përleshën fizikisht, nuk vijnë nga familje që kanë probleme sociale, por janë fëmijët të cilët duan vëmendje.
‘Modelet që ne serverin si shoqëri janë modelet e dhunës ku agresiviteti është një nga karakteristik ku ne i shohim në rrugë në shkolla, në media. Përplasemi me një agresivitetet verbal qoftë edhe fizik i jetës së përditshme mos harrojmë se ne që i themi agresiviteti verbal, instinktin e kemi brenda nesh. Problemi është si të menaxhojmë agresivitetin dhe nëse kemi modele që e reduktojnë agresivitetin nuk do të kishim këto pamje, modelet që na serviren janë modele që e shtojnë instinktin e agresivitetin. Janë të patolerueshme. Pasi shkolla e quajti edhe jashtë mureve të së saj. Shkollat janë qendra komunitete dhe duhet të shërbejnë si të tilla. Ti jepet mësuesit ai autoriteti i munguar. Në shumicën e rasteve nuk vijnë nga familje që vijnë janë probleme sociale, por janë fëmijë që duan të tërheqin vëmendjen, dhe kjo është një nga format që ata ushtrojnë mbi shokët dhe shoqet e tyre.‘ - tha Muça.
Irma Marku, me profesion mësuese, u shpreh se ky lloj agresiviteti, ndoshta në një formë disi më të lehtë haset kudo në oborret e shkollave, në rrugë apo kudo që ecim dhe se ka një lloj indiference komunitare sa i përket procesit të edukimit.
‘Është shkëputur një hallkë shumë e rëndësishëm komunikimi midis prindërit dhe mësuesit. Është një kompleksitet situatash që ka sjellë për rrjedhojë imazhet që ju patë së fundmi, ishin tronditës e pasi u bënë virale, por në mësuesit përballemi pothuajse çdo ditë me pamje të tillë, ky format është bërë normalitet në oborret e shkollave në rrugë, kudo ku ecim, është një indiferencë mbarë komunitare sa i përket procesit të edukimit. Suksesi në prindërim nuk është thjeshtë brenda mureve të shtëpisë por një shoqëri e tërë që ndikon për të pasur një breza të vlefshëm, nuk është thjeshtë brenda mureve të shtëpisë apo shkollë por janë të gjitha hallkat që ndikojnë në të. Një mësues pa dinjitet që shikohet më shumti që gjunjëzohet nga eprorët, nuk ka sesi te jetë produktiv brenda në klasë. Nxënësi mund ta kërcënojë mësuesin, janë të frikësuar, i bëjnë video. Është një kompleksitet. Fëmija përqas se çfarë dëgjon në familje. Fëmijët janë fëmijë. Një mësues i frustruar s’ka se si të rrisë një brez të arsyeshëm dhe të vetëdijshëm.’- u shpreh Marku.
Psikologia, Eksena Qirici, tha se shkolla nuk është përgjegjëse, pasi ka kohë që ulërit për problemet sociale që nuk po i zgjidhim dot, dhe se brumi vjen nga familja e që më pas agravohet tek institucionet shkollore.
‘Në analizën e videos, fëmijët modelojnë atë pamje që u japin të rriturit. Kemi arritur në fazën që vajzat reagojnë njësoj si djemtë në mënyrën fjalorit, si grinden, gadishmëria për të xhiruar dhe më pas pse xhirohet? Pse është kjo dëshirë për të ndërhyrë tek dikush që po dhunohet? Pse tre të rinjtë qeshin me dhunën? Po dëmtohen disa struktura psikologjike tek marrëdhënia e të rinjve. Nuk mund të themi se shkolla është përgjegjëse, ka kohë që ulërit se ne kemi probleme sociale që ne nuk po i zgjidhim dot. Janë probleme që vijnë nga familja. Burimi vjen nga familja agravohet nga institucionet shkollore dhe më pas agravohet në këtë lloj situatë.’- tha psikologia Qirici.
4 vajza të mitura dhe një djalë, të moshës 13 dhe 14 vjeçe, të shkollës 9-vjeçare ‘Kongresi i Manastirit’, u përfshinë në një përplasje fizike mes tyre, ndërsa u shoqëruan bashkë me prindërit edhe në polici.
Adoleshente te prape dhe jo vetem, ka patur ne cdo kohe e kudo.Ndryshimi i sotem jane ekzistenca e rrjeteve sociale.Pse pak njerez ne kohen e xhaxhit jane bere viktima te thashethemeve,xhelozise etj si keto?!Tani kemi rrjetet sociale qe pervec videove te dhunshme,jane vatra e shperndarjes se innuendove e te tjera si keto.Rrjetet jane plot me keto lloj gjerash.
PërgjigjuJETOJM NE KOHET MODERNE FAL MENDJES SE HAPUR DHE KOHES QE SHYQYR QE JA ARRITEM DEMOKRACIS SE NDRYSHE SJETOHEJ, TE KEQEN E ENVERIT SHKOLLA ME RREGULLA ,DISIPLINË , MESIM, EDUKAT DHE KULTUR ,SOT DEGJENERIM, KURVERI ,DROG ,HASHASH ,I TERBOJN PRINDERIT ME TELEFONAT DHE Wrlesat ne shtepi ,komunikimi me njeri tjetrin ne telefona, tik toku degjenerim ,keng me dhun dhe hashash cfar mund te presin nga keta adoleshent te degjeneruar pa pik edukatepo tju flas mesuesi video tek fiksi ose stopi pse ja fut nje shpull po ky brez i degjeneruar do drurin ku ti haj e ku ti djeg, prinder ju hiqni telefonat i kontrolloni dhe nje shuplak sju ben dem ,hiqni ju te paret telefonat nga duart , nuk ka me femij dhe brez i mur iku ajo koh .
PërgjigjuThjesht reflektues i sistemit te deshtuar arsimor ne Shqiperi, si kur shef ato vajzat po dhe kur degjon psikologen qe thot nuk ka faj shkolla.
PërgjigjuNese puna dhe pergjegjesia ne familjen,apo ne shkolles nuk Ka efektin e duhur,atehere te hapen institucionet riedukimi per minorenne.Ajo qe pashe ne vidio ishte ne kategorine ,Jo te bullizmit,por te krimit,e kryer ne grup.Minorene ose Jo,ligji duhet te veprojne.Me vendim gjyqit te dergohen ne institucionet riedukimi .
PërgjigjuFiks,edukata merret ne familje,por ne modernizmin dhe demokracine e kuptojme me çthurrje.Shumica e familjeve sidomos ne fshat wolen nga nje kulture patriakale,mesjetare dhe i kuptuan realitet post moniste si çthurje,dhe shkatruan bashke me dukurite negative te kohes dhe vlerat pozitive qe ekzistonin.Perfundimi shiko vidion
PërgjigjuKjo është shkolla e ”artister” Edvin shkjaut shqipfolës, tradhtarit të çmendur totalisht…!
PërgjigjuJo mor jo nuk eshte deshtimi i arsimit me kujtohen vitet 90 kur ju si barbare shkateruat fabrikat uzinat ,shkollat etj ,kishte te drejte Enveri qe si hapte kufite me shtetet e tjera jemi nje komb pa edukate .tani mbajeni saliun dhe demokratet se e meritoni .
Shko or idjot shkjau sateme se me ardhjen e demokratileshit erdh degjenerimi se brezi yn ka qen i edukuar,meso shqip ti idjot te flasesh .