Dy futbolliste të superligës dënohen me nga 10 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës për sherrin në ndeshjen Bylis-Laçi.
Lojtari i KF Laçi, Nwabueze Kyrian Chinazorm, për sulm ndaj kundërshtarëve, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Edhe lojtari i KF Bylis, Xhoi Carkanji, për sulm ndaj kundërshtarëve, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Edhe zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Në ndeshjen Bylis -Laçi të zhvilluar më 13 shkurt, futbollistët e dy skuadrave dhe stafet janë përfshirë në një sherr masiv, pas një përplasje që nisi për lojën. Protagonisti absolut i këtij sherri ishte sulmuesi i Laçit Nwabueze, i cili ngatërroi sport, duke e kthyer në boks, ku nuk munduan grushtet e shqelma mes lojtarëve, ndërkohë që Nuabueze dhe Carkanji janë ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtarët.
VENDIMET E DISIPLINËS:
1. Lojtari i KF Laçi, Nwabueze Kyrian Chinazorm, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i KF Bylis, Xhoi Carkanji, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Shkëndija C.T U-19, për dështim në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Grupi A, kundër KS Korabi, në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë midis F.C Bulqiza dhe FK Tërbuni. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
6. Rrëzimin e kërkesës së KF Sopoti, në lidhje me lojtarin Orgest Tanushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Njeri qe provokon dhe nis sherrin dhe tjetri qe bie viktime denohen njesoj vetem me fshf e dukes mund te ndodhin keto cudi.
Përgjigju