Për kandidaten për deputete në Qarkun e Elbasanit nga radhët e Nisma Thurje, Rudina Hajdari, dhuna sot në Elbasan ishte sepse bandat politike e shndërruan qytetin në fushëbetejë. Hajdari thotë që qytetarët nuk duhet të zgjedhin mes bandave, por të zgjedhin ide që konkurojnë nëpërmjet debatit publik dhe konstruktiv.
"Përplasja e dhunshme sot, mes militantëve të PS e PD në Elbasan, është pasqyra më e qartë e degradimit të kësaj klase politike e cila nuk ka më ide por vetëm muskuj. Teksa qytetarët kishin dalë për të shijuar ditën e verës, bandat politike e shndërruan qytetin në fushëbetejë duke prishur gjithë atmosferën dhe duke shkaktuar panik.
Fushata elektorale nuk mund të jetë garë muskujsh, sharjesh, grushtash apo armësh, por garë idesh dhe projektesh mbi të ardhmen e njerëzve. Qytetarët nuk mund të zgjedhin mes dy bandave por duhet të zgjedhin mes ideve që konkurrojnë nëpërmjet debatit publik dhe konstruktiv.
Koha ta mbyllim këtë kapitull të shëmtuar dhe të shohim nga e ardhmja. Në 25 Prill mos i voto më bandat", shkruan Hajdari.
Lajmi kryesor:
Përplasje fizike në Elbasan! Militantë të PD të organizuar thërrasin 'Rama ik', reagojnë socialistët! Rama: Turma ulëritëse me flamuj partie si 100 kopje të Ilir Metës! Basha: Ishin bandat e tij
K.T./ReportTv.al