TIRANË- Gjykata e Tiranës la në burg me afat 15 ditor 30-vjeçarin, Fatjon Dauti, i cili arrestua pas një konflikti me shkop bejsbolli, tek rreth rrotullimi i TEG. Ndaj tij u ngrit akuza për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, pasi në vendngjarje policia gjeti edhe një armë që dyshohet se i përket Dautit.
I riu emigrant, i cili vijon të jetë në spital me plagë të rënda, pretendon se arma nuk është e tij, ndërsa lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak. Në këto kushte gjykata 15 ditë burg derisa armës t’i kryhet ekspertiza për të parë nëse janë gjurmët e gishtave te tij.
Ndërkohë, vijojnë të jenë në kërkim tre personat e tjerë mes tyre dhe futbollisti i Laçit, Mario Bajrami.
Sherri ku u përfshi Dauti ndodhi më 22 gusht në rrethrrotullimin e TEG. Dauti ka qenë duke lëvizur me Audin luksoz kur është përfshirë në një aksident. Motra e futbollistit të Laçit e ka përplasur, ndërsa Dauti ka debatuar me të. Vajza ka thirrur në ndihmë vëllanë futbollist dhe bashkëshortin e saj Isuf Lika.
Dauti ishte i shoqëruar nga një mik i tij, 29-vjeçari Adem Noreci dhe janë përplasur dhunshëm me futbollistin dhe kunatin e tij. Sherri ka degraduar në dhunë fizike, ku djemtë kanë përdorur sende të forta. Me një shkop bejsbolli që kishin me vete, dyshohet se futbollisti dhe kunati i tij, kanë qëlluar në xhamin e pasmë të audit luksoz të Dautit si edhe kanë dhunuar 29-vjeçarin.
Per te qeshur dhe per te qare shtet klloun rojen e baces 70 vjecarin gjykata jep burg pa afat dhe kriminelelet qe shesin droge diten per diell tregon qe gjykatesit jane njerez te ndershem sipas reformes
Përgjigju