‘Do të vras!’, xhaxhai kërcënon nipin në Kavajë pas sherrit për pronën! Arrestohet 57-vjeçari, i gjenden armë në banesë

30 Nëntor 2022, 09:01| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 09:24

  • Share

Një 57-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga policia pas kallëzimit nga nipi i tij se e kishte kërcënuar se do ta vrasë.

Ismali Sopi, banues në Kavajë ka kanosur me jetë nipin e tij A.S 30-vjeç, për motive pronësie.

Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?