Foto nga policia në zonën ku ishte përplasja

Sherri për shezlongët në Shëngjin! Nën hetim edhe vëllai i Armando Markut, goditi gruan e Paris Dedës

27 Qershor 2022, 14:57| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 14:49

  • Share

SHËNGJIN- Një sherr për shezlongët përfundoi me plagosjen e Armando Markut ditën e djeshme në zonën e Kunes. Teksa vijon të kërkohet Paris Deda, 35 vjeç i cili goditi me lopatë biznesmenin Marku, është hetuar në gjendje të lirë edhe vëllai i këtij të fundit.

Erjon Marku, 41 vjeç goditi gruan e Paris Dedës, 46 vjeçe gjë që ka nxitur më pas konfliktin. Marku është në spital dhe po merr trajtim mjekësor, por është jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti mes dy personave të cilët kishin bizneset afër njëri-tjetrit, ka nisur për vendosjen e shezlongeve në brezin e rërës, për të cilën pretendonin pronësinë të dyja palët. Duke mos gjetur zgjidhje, dy personat janë përplasur verbalisht me njëri tjetrin, e më pas Paris Deda ka goditur fizikisht dhe me sende të forta  Armando Markun, duke i shkaktuar fraktura në kokë.

Konflikti mes tyre ka ndodhur në mes të pushuesve të cilët të dielën ishin të shumtë në zonën e Kunës në Shëngjin. Policia e cila nisi menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen ka shoqëruar në komisariat disa persona për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa po ushtrohen kontrolle për kapjen e autorit të dyshuar Paris Deda.

Ndarja e rërës në plazh është kthyer shpreh herë në burim konflikti mes subjekteve private në bregdet, ku nuk kanë munguar as viktimat siç ishte rasti i qershorit të vitit 2021 në Velipoje ku mbeten të vrarë 4 persona.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 27/06/2022 15:36

    Prandaj nuk vendoset pronë private dhe tokë e xanun në plazh o kryekarër bashkie,këto lloj probleme do nxiten si me pushuesit dhe me te ashtuquajturit pro(n)karë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?