Informacione të reja kanë dalë në lidhje me konfliktin e ndodhur ditën e sotme në zonën e “Ali Demit”, pranë zyrës elektorale të PSD-së. Sipas burimeve të Report Tv, bëhet e ditur se shkak i konfliktit kanë qenë borxhet për bastet sportive.
Në kërkim për ngjarjen janë shpallur Arjan dhe Lorenc Telhallari, të cilët rezultojnë të jenë babë e bir. Në vendngjarje, policia ka gjetur dy fishekë të paplasur, që dyshohet se i ka pasur me vete Telhallari, i cili, sipas dëshmive, duket se lëviz me një armë.
Lajmi kryesor:
Sherr pranë zyrës së PSD-së në Tiranë, babë e bir në kërkim! I riu u konfliktua brenda lokalit ‘333’, dyshohet borxh bastesh! Gjenden dy fishekë në rrugë
H.K/ReportTv.al
