Politikë

Sherri Salianji-Braçe/ Ja e vërteta e dosjes dhe si shitmendja e Rezart Taçit ushqen akoma politikën e PD-së

16 Nëntor 2021, 14:30| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 17:06

  • Share

Nuk është hera e parë që Partia Demokratike përdor burime ekuivoke për të ushqyer politikën e saj sulmuese, që pikërisht për këtë arsye, degjeneron në shpifje dhe bëhet e pabesueshme.

Rasti i fundit ndodhi sot në sallën e Kuvendit, ku Ervin Salianji (tashmë i dënuar edhe për shpifje për dosjen “Babale”) ka keqpërdorur një fragment të dosjes së Rezart Taçit mbi pastrimin e mbi 18 milionë euro të mafias siçiliane, për të sulmuar ish-zv/kryeministrin Erion Braçe.

Po çfarë ka ndodhur?

Salianji gjatë debatit në Kuvend akuzoi Erion Braçen sikur ishte përmendur në përgjimet e Rezart Taçit të realizuara nga prokuroria italiane. Realiteti është komplet i kundërt dhe përgjimet jo vetëm që nuk kanë lidhje fare me Erion Braçen, por tregojnë shitmendjen që Rezart Taçi ka përdorur për të qetësuar grupin mafioz siçilian, i cili ishte i shqetësuar mbi fatin e shumës mbi 18 milionë e 400 mijë euro të depozituar në Alpha Bank në Tiranë e që ishte bllokuar nga agjencia antiriciklim e Ministrisë së Financave dhe nga Spak që në fund të korrikut 2021.

Përgjimet janë përmendur në faqet 40 dhe 41 të dosjes, të cilat Report TV e disponon dhe i referohen një bisede që është bërë në datën 18 tetor 2021 midis Fabio Petruzella-s dhe bashkëjetueses së tij Marina. Gjatë bisedës telefonike Fabio fillimisht tregon që Rezart Taçi i ka garantuar që po bën gjithçka për të zhbllokuar ato para’: “Duke folur deri te kryeministri”, edhe se pastaj preçizon se “bëhet fjalë për zv/kryeministrin”. Këtu është gafa e parë e Salianjit, pasi me 18 tetor 2021 Erion Braçe nuk ishte më zv/kryeministër prej disa muajsh dhe në vendin e tij ndodhej Arben Ahmetaj, për të cilin Rezart Taçi mund t’i referohej. Por shitmendja e Taçit është e dukshme dhe e verifikueshme: Në fakt që nga 5 gushti 2021 SPAK-u kishte përfshirë në procedurën e sekuestrimit të shumës Prokurorinë e Palermos, pra asnjë autoritet shqiptar, as politik dhe as gjyqësor, nuk mund të kishte asnjë shans për të çliruar shumën e mbi 18 milionë e 400 mijë euro pa shkaktuar një skandal ndërkombëtar. Por jo vetëm kaq. Gjithnjë sipas përgjimeve, Rezart Taçi do t’i kishte shpjeguar Fabio Petruzellës që po priste një zgjidhje nga  “zv/kryeministri,  nga i cili, Drejtori i Agjencisë Kundër Pastrimit të Parave kërkonte rikonfirmimin në detyrë, në këmbim të masës për zhbllokimin e parave”. Në fakt edhe kjo është një gënjeshtër e verifikueshme pasi jo vetëm Drejtori i Agjencisë kunder Riciklimit të parave nuk kishte më asnjë kompetencë mbi atë shumë, duke lajmëruar ndërkohë në mënyrë korrekte SPAK-un, por edhe mandati i tij nuk po skandonte. Në fakt që prej 2019, mandati i Drejtorit Antiriciklim është pa kufi.

Një tjetër gënjeshtër e përmendur nga Ervin Salianji është se në Dosjen e Rezart Taçit përmendet Ministri i Financës. Në 90 faqe që Report TV I ka lexuar, ministrja e Financave nuk përmendet asnjëherë, ndërkohë që në një tjetër shitmendje të Rezart Taçit, gjithmonë sipas Fabio Petruzella-s “ai (Taçi) po paguan gjithë ministrat”, për të liruar shumën. Gjë që nuk ka asnjë kuptim, pasi siç e kemi parë asnjë ministër nuk kishte dhe nuk ka asnjë kompetencë për të zhbllokuar një llogari bankare të sekuestruar nga prokuroria.

Do të mjaftonin këto verifikime të thjeshta për të shmangur gafën e radhës të Ervin Salianjit, i cili përaqëson sot një pjesë të Partisë Demokratike që pretendon të distancohet nga Sali Berisha dhe nga metoda e tij politike, por që në të vërtetë, vazhdojnë të ndjekin logjikën e denigrimit politik nëpërmjet shpifjes.

Pjese nga dosja investigative

a.m.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jcyfvvv: 17/11/2021 09:47

    Ighyu

    Përgjigju
  • I pergjuar: 17/11/2021 09:40

    Po si ka mundesi qe nuk ka pergjim ku degjohet zeri i Tacit dhe e vetmja “prove” eshte fjala e komercialistit me te dashuren e vet e kete duhet ta besojme. Kur behet fjale qe del emri i nje politikani ky rregull nuk vlen….

    Përgjigju
  • Rudi: 17/11/2021 08:56

    Diskutohet per shitmendje?? Hahaha, po Sajmir Tahirin e degraduan ne baze te ca shitmendjeve te ca trafikanteve fshatare barkderra. Dhe fatkeqesisht si jurist konfermoj se drejtesia shqiptare ose me sakte ca palo prokurore dhe gjyqtare kane denuar mjaft persona te hetuar ne baze te disa "hapjeje bythesh", me zero fakte. Por ana tjeter e medaljes eshte se Taçi nuk eshte apo me sakte nuk ishte nje tregtar i rendomte karburantesh. Dihet mire ne menyre informale se zoteria ne fjale ka pasur lidhje ose me sakte "ushqente" mjaft politikane si nga e djathta ashtu dhe nga e majta, por fatkeqesisht jane gjera qe dihet por nuk mund te provohen per shume faktore. Pra do ishte me e ndershme sikur artikulli qe duket totalisht si shkrim intrigant te mos botohej sepse sic ndodh rendomte, Erjon Brace do e mohoje, Rezart Taçi do e bej sikur nuk mban mend dhe drejtesia do e anashkaloje.

    Përgjigju
  • Tiku: 16/11/2021 19:19

    H A R DH U C E! ZH A P I K!

    Përgjigju
  • JamKushJam: 16/11/2021 16:29

    Salianji ben mire te mbledh ato leke qe i japin per shpifje, dhe te mos lejohet me ne parlament sepse s'eshte hani i babes se vet. Denimi per nje deputet pranohet?? Keta sikur do pastronin parlamentin nga te denuarit... apo ky eshte perjashtim???

    Përgjigju
  • Babale: 16/11/2021 15:45

    O babale ti Erjon Braces nuk i afrohesh dot as si njeri e jo politikan Ti je nje i futur nga kushua yt ilir fshatar cepani. Paskeni qene rrac e poshter, gjyshrit tuaj u kane lene gjynahet e tyre. U shofte rraca juaj e fshatarve. Mos bej show ne parlament o i menderosur,s'ka vetem fshatare Shqiperia qe te pelqejne, mos ofendo qytetarine dhe inteligjencen ne Shqiperi. Te fala agushit legen, po te stervit per kohet e tij te keqia? F U N D E R I N A.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?