TIRANË--Policia e Tiranës ditën e sotme kanë ndaluar të rinjtë që u përfshinë ditën e djeshme në sherrin pranë gjimnazit ‘Sami Frashëri’.
Uniformat blu kanë vendosur në hetim 6 persona. Mes 6 të procedurave janë edhe 3 të mitur të moshës 17-vjeçare.
“Referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj, 18 vjeç, J. H, 18 vjeç, D. H, 22 vjeç dhe 3 shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ditën e djeshme në Rrugën e Barrikadave janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin.”-thuhet në njoftimin e Policisë."
Komento
Komente
