Ç’nuk tha Partia Demokratike, kur Edi Rama sapo kishte ardhur në pushtet dhe nisi me vrull dhe mbështetje popullore, luftën ndaj objekteve pa leje që kishin mbytur bregun e detit, apo dhe hapësirat e tjera boshe, pa pyetur për kahe politike. “Po prish pronat e shqiptarëve, po shemb pallatet e popullit”, etj, etj, akuza tipike allaberishiste dëgjuam, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kulla dhe blloqe kullash ngriheshin në Tiranë dhe qytete bregdetare në pronësi të ish-pushtetarëve demokratë. Ata financonin dhe financojnë akoma dhe sot në leje ndertimi, në kulla “banimi”, vila dhe resorte.
Sherrnaja që ka mbërthyer sot Partinë Demokratike (berishiste dhe bashiste) realisht e ka thelbin tek kullat, vilat, pasuritë, prishja e pazareve dhe klanore, lidhjet e tjera dhe lobingjet. Kjo forcë politike, është kthyer në seli betejash dhe sherrnajash vetëm për interesa personale, familjare dhe klanore. Përpiqen kush e kush, të forcojë pozitat e tij në bashkitë, ministritë dhe drejtoritë qendrore, për të mos u shkëputur nga sherrnaja e kullave. Debate politike dhe “ vajtimet” për “idealet demokratike dhe fatin e partisë”, mbeten hipokrizia më banale që kanë parë dhe dëgjuar ndonjëherë shqiptarët.
Pas çdo sherrnaje dhe debati mbi “fatin e vulës, flamurit, opozitës dhe selisë” qëndron një kullë, një vilë mijëra euroshe, qëndron një aferë e cila nuk do ti shkëpusë ata nga fitimet dhe shtimi i pasurisë. Rikthimi i Berishës, dhe rikthimi i Bashës lidhet pikërisht me sherrnajat për kulla, me përkujdesje dhe rritje pronash dhe aspak për “fatin e partisë dhe ribërjen e opozitës”.
Ata sot po merren me numrat, ndarjen e emra të deputetëve në pro dhe kundër Berishës, Bardhit apo Bashës, po merren me gjyqet e vulës, dhe aspak me merakun e ndryshimit të një situate qesharake që ka mbërthyer lidershipin e saj. Kulla më e re e cila pritet të ngrihet mes Tiranës, ka rindezur edhe njëherë debatet mes klaneve brënda asaj partie të shkatërruar. E ka Zeni, Jamarbëri apo dikush tjeter, kjo nuk ka rëndësi. Kryesorja është burimi i parave me të cilat do të ngrihet kulla. Si ajo kullë në fakt, janë ngritur dhe po ngrihen edhe në qytete të tjera të vendit pikërisht nga ata që “u qan zemra për fatin e partisë dhe popullit”.
Realisht, “kallai” u ka dalë tre grupimeve brenda asaj partie, derisa pas çdo kulle apo akuza për pasuri të paligjshme përfshihen emra të spikatur berishistësh dhe bashistësh. Mjafton tu lexosh deklaratën e pasurive atyre që kanë vendosur të “Rithemelojnë” apo “riorganizojnë” Partinë Demokratike, për të bindur vehten dhe të tjerët se, sherrjana e tyre nis dhe mbaron te kullat.
Pershendetje, Kullen qe shkatrroi lulishten e fundit ne Tirane e shkatroi Rama per Gim Zeqon (ne dukje Ilir Shtufi), Shkelzen Berisha. Normal qe eshte afere qe Rama ju a shpjegoj me fije e per pe ne FB , ku vete eshte i perfshire si kryehajdut me Lalin . KUR PRISH LULISHTE PER KULLA MOS I GEZOFSHIN!
Përgjigjuo edi rama,,nuk le lulishte pa e bere pallat ne tirane,,mor qen m..ti,,,paske qene nje qen i pabese.. nuk kane ku te nxjerrin njerezit,,kalamajte,,,e nuk kane ku ulen pleqte...
Përgjigjubravo ajaz kulla dhe sherre idiotesh ka ne pd