VIDEOLAJM/ Shpërthime në një pikë karburanti në Bukuresht, 1 viktimë dhe 33 të plagosur

26 Gusht 2023, 20:50| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 15:38

  • Share

Një person humbi jetën dhe 33 të tjerë u plagosën pas dy shpërthimeve në një pikë karburanti në Crevedia, afër Bukureshtit të shtunën.

Pas shpërthimit të parë, zjarri u përhap në një shtëpi aty pranë, duke shkaktuar evakuime dhe bllokim të qarkullimit rrugor, sipas agjencisë për situata emergjente (IGSU).

Rreth 25 makina zjarrfikëse ishin në vendngjarje për shuarjen e zjarrit, tha IGSU, raporton Reuters.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 4 persona u intubuan pasi pësuan djegie të rënda.

Një shpërthim i dytë ndodhi në stacionin e LPG-së të shtunën në mbrëmje duke plagosur 26 zjarrfikës, u tha gazetarëve zëvendësministri i Brendshëm Raed Arafat, i cili është përgjegjës për njësinë e reagimit emergjent.

Arafat tha se zjarri nuk ishte shuar ende dhe shpërthime të tjera mund të ndodhin pasi një tank i tretë në vend përbënte rrezik.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?