Kryeministri Edi Rama tha se sheshi kryesor i Dropullit do të merrte emrin e Konstandino Mistotakis, babait të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis i cili po ashtu ka qenë kryeministër i grekëve në fillim të viteve ’90.
Ai nuk kursu batutat teksa i kërkoi Mitsotakis të jepte fjalën se do merrte pjesë në inaugurimin e sheshit kryesor të Dropullit, ku në përvjetorin e vdekjes së Konstandin Mitsotakis do të vendosej edhe busti i këtij të fundit.
“Tani edhe një shtesë, do dëshiroj që ktu para jush kryeministri t’u japë fjalën bashkë me kryetarin e bashkisë ne kemi përgatitur projektin e rilindjes urbane të gjithë sheshit kryesor që do mbajë emrin e babait të kryeministrit dhe në nderim të tij, do të vendoset edhe busti i kryeministrit. Për të merituar një bust në të ardhmen, Kiriako duhet të vijë nja 5 herë këtu. E para duhet të fitojë zgjedhjet njëherë se si mik mund të vijë sa të dojë po nëse nuk do jetë kryeministër, bust nuk ka.
Në përvjetorin e të atit, ne shpresojmë ta kemi këtu. Kështu që Kiriako jep fjalën që do vish këtu për të inauguruar sheshin, bashkë me mua se unë do jem prapë kryeministër”-tha Rama.
Lajmi kryesor:
Mitsotakis viziton minoritetin grek në Shqipëri: Shqipëria të respektojë të drejtat tuaja! Rama: Pakica kombëtare, urë lidhëse në marrëdhëniet mes dy vendeve tona
B.V//ReportTv.al