Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar besimtarët myslimanë se falja e Kurban Bajramit do të jetë në datën 16 qershor, ditën e diele, në orën 06.00 në “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.
Shkak është bërë dhe fakti se Sheshi Skënderbej është kthyer në një fan zone për Euro 2024
Programi i Kurban Bajramit
05.30 - Hapja e programit, Ejup Lila
05.35- Lexim Kurani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
05.40- Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
05.50- Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
06.00 - Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06.05- Hutbeja e bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja
Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.