Politikë

'Shëtitja' e Dajtit në Bllok, dëbimi i turkut dhe vrasësi i pishave/ Opozita merr nesër në pyetje tre ministra në Kuvend

2 Shkurt 2020, 18:30| Përditesimi: 2 Shkurt 2020, 18:52

  • Share

TIRANE-Tre interpelanca do të zhvillohen nesër në seancën e Kuvendit të Shqipërisë. Interpelanca e parë urgjente është kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm në lidhje me ekstradimin e mësuesit turk që dyshohet se ishte i lidhur me lëvizjen Gylen, Harun Çelik, por edhe cështje të tjera, përfshirë kanabisin. Interpelanca e dytë është kërkuar nga një grup deputetësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për situatën në burgje, emërimet shkarkimet, por edhe rastin e fundit të furtunës në institucionin e vuajtjes së dënimit në Peqin pas 'shëtitjes' së Dritan Dajtit në Bllok.

Interpelanca e tretë është thirrur po nga deputetët e opozitës së re me ministrin Klosi për dëmtimet serioze të sipërfaqeve të mëdha pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë nga procesionaria, shkatërruesja e tyre e pamëshirshme, e cila sipsa tyre ka tharë me mijëra pisha dhe rrezikon mijëra të tjera. Në rendin e ditës janë edhe shumë cështje të tjera, teksa në orën 15:00 do të mbajë një fjalim Presidenti i Parlamentit Europian.

Rendi i dites neser ne Kuvend

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?