Zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo

Shfajësimi i grupit ‘Hakmarrja për Drejtësi’, reagon Rithemelimi: Vendim alarmant! Anëtarët e bandës, mund të kthehen te rrugët e vjetra të terrorit

22 Shkurt 2023, 15:16| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 17:02

  • Share

Rithemelimi e ka konsideruar si alarmant vendimin e marrë ditën e sotme nga Gjykata e Lartë që rrëzoi rekursin e prokurorisë duke shpallur të pafajshëm anëtarët e organizatës ‘Hakmarrja për drejtësi’.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo tha se vendimi i sotëm është një zhvillim ogurzi që tregon shumë për drejtësinë në vend.

"Ky është një zhvillim ogurkeq, që hedh dritë mbi reformën në drejtësi dhe integritetin e saj, por më shumë dhe më dhimbshëm se kaq, mbi sigurinë publike, rendin kushtetues dhe garancinë e jetës dhe biznesit. Pa harruar më të rëndësishmen: inkriminimin e politikës, shuarjen e asaj vije të hollë që ndan krimin nga politika, mungesa e së cilës ka prodhuar ato vende që njihen si ‘republika bananesh’ apo oligarki politike alla-Putin”-tha Garo.

Mes të tjerash, Garo akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke aluduar se ky i fundit mund të ketë ndërhyrë për shfajësimin e 10 anëtarëve të bandës që ajo e cilësoi si ndër më të rrezikshmen në historinë e vendit.

“Hakmarrja për Drejtësi ka qenë kundërshtar i rreptë i shtetit sa herë në Shqipëri ka pasur një të tille, dhe mik i pushtetit sa herë ky ka kapur shtetin, siç ndodh në erën që mban erë të Edi Ramës.

Për publikun, një apel: mos u gënjeni se krimi i organizuar, meqë ka veshur kostum të shtrenjtë, nuk kthehet te rrugët e vjetra të terrorit!  Siç thotë populli: ujku ndërron qimen, por nuk e harron zakonin! Edi Rama ka shfajësuar 10 anëtarë të bandës më të rrezikshme terroriste në historinë e vendit "Hakmarrja për Drejtësi", e cila ka mbi shpinë 17 akuza të renda.

Kjo organizatë kriminale, më e madhja në vend në vitet 1992-1996, është përgjegjëse për një sërë veprash kriminale për të cilat u dhanë edhe dënime të përjetshme”-tha zëdhënësja e Rithemelimit.


Lajmi kryesor:

'Vuloset' historia e ‘Hakmarrja për Drejtësi’ pas 27 vitesh, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e prokurorisë! Mbetet në fuqi vendimi i Apelit për pafajësi


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?