Postimet e autorit të vrasjes së 14 vjeçarit në Maliq

Kronikë

Vrau bashkëmoshatarin me thikë në Maliq, autori 14-vjeçar bënte ‘të fortin’ në rrjete sociale dhe publikonte foto me armë zjarri: Shfaqem kur s’ta pret mendja

15 Gusht, 07:42| Përditesimi: 15 Gusht, 07:55

  • Share

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq publikonte foto në rrjete sociale me armë zjarri dhe duke pirë cigare. Këto postime i shoqëronte edhe me shkrime kërcënuese. Në një fotot që qarkullon nëpër media shihet teksa 14-vjeçari shfaqet duke pirë cigare, krahas së cilës shkruan “Por shfaqem kur ty s’ta pret mendja”.

“Mos më kërko un nuk vi”, shkruan në foton tjetër ku në dorë mban një armë zjarri tip pushkë.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e së enjtes në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Dy të rinjtë dyshohet se kanë pasur një sherr të mëparshëm dhe ishin takuar për t’u sqaruar. Në vend të sqarimit përfunduan në përleshje fizike, ku u përdor fatalisht edhe arma e ftohtë. Autori mbeti i plagosur, por jo me mjet prerës.

Ai dyshohet të ketë shkuar i armatosur me thikë në lokal dhe pas mjekimit në spital u arrestua.

Në polici u shoqëruan edhe persona të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen. Policia ka sekuestruar telefonat e dy të miturve për të zbardhur shkakun e mundshëm.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 15/08/2025 10:15

    He zagar i vogel, cub i madh ti. Duhet varur babai yt, ai qenka me kriminel se ty.

    Përgjigju
  • Jola: 15/08/2025 09:40

    Duhen denuar me vdekje keta Cuba qe te mos kete femije qe fatkeqesisht perfundojne si ky djale I gjore dhe Martini. Zoti u kujdeste per shpirtrat e tyre ne parajse!

    Përgjigju
  • xXx: 15/08/2025 09:15

    Po policat barke derra te Maliqit s'i kishin pare keto fotot me pistoleta qe nxirrte ky djali

    Përgjigju
  • Beni: 15/08/2025 08:45

    Kalbeni në burg këtë kriminel që të nxënë të tjerët se po del situataa jashtë kontrollit janë cmëndur ngaa e mira

    Përgjigju
    • Prinder: 15/08/2025 10:28

      Cohuni o popull, asnje femije nuk eshte i sigurte ne shkolle e rruge. Mos i leshoni babin qe eshte krenuer me sjelljen e djalit te tije ndryshe ky spurdhjek nuk do bente kete gjeme.

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?