Në dokumentar zbulohen letrat e dashurisë duke u mbështetur në korrespondencat, të cilat i ka ruajtur me nostalgji djali i tyre Eno Koço.
Me skenar të Angjelina Papalilos dhe regji të Ylli Pepos, dokumentari synon të zbulojë më së shumti figurën e bashkëshortit të Tefta Tashkos, baritonit Kristaq Koço.
“Ishte bariton i jashtëzakonshëm dhe fillimisht për të më ka treguar nëna ime, jam emocionuar”, tha skenaristja Papalilo.
Ndërsa regjisori Pepo thekson se “Tefta dhe Kristaqi kanë qenë planet në vete në panteonin e artit. Teftën e kanë kërkuar të këndojë në New York dhe nuk ka pranuar. Ky fakt zbulohet për herë të parë në dokumentar”.
Po kështu në dokumentar vjen rrëfimi emocional i dirigjentit Eno Koço, që mbeti jetim në moshën 6 vjeçare.
Prekëse është skena e fundit, ku nëpërmjet kujtimeve të Sokarat Saracit vjen e rrëfyer vdekja e Tefta Tashkos e mbas dy viteve, e Kristaq Koços i cili nuk e përballoi humbjen e dashurisë së jetës.