Xhisiela Maloku, vajza që u bë e njohur për historinë sentimentale, por edhe të drejtësisë me Rexhep Rrajën, djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave.
Maloku u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa ende nuk dihen arsyet e thirrjes së saj dhe në çfarë cilësie po jep deklarime. Siç shihen edhe nga pamjet ajo shoqërohej nga një vajzë, e cila po ashtu ndodhet brenda organit hetues.
Xhisiela Maloku u shfaq edhe javën e kaluar në SPAK ku qëndroi disa minuta.
Kujtojmë se e reja më 21 korrik 2018 në komisariatin nr. 3 denoncoi për përndjekje ish-të dashurin Rexhep Rraja.
Në atë periudhë sipas saj, edhe pse kishin një vit të ndarë, ajo ishte rrahur e dhunuar disa herë. Ajo shkonte në disa komisariate, por nuk e çonte cështjen deri në fund.
Ishte ish oficeri i Policisë Emiljano Nuho ai që tha se e reja nuk arrinte të kryente kallëzimin pasi kërcënohej me jetë nga ish i dashuri dhe të afërmit e tij. Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator të 2018, pasi ish-oficeri Nuhu, denoncoi në media kërcënimet për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.
Publikisht pas denoncimeve në komisariatin numër tre dhe atë të Fushë Krujës, Xhisiela Maloku në media ndryshoi qëndrim duke thënë se problemet me Rexhepin do t'i zgjidhte vetë dhe gjithçka e kishte bërë nga xhelozia se Rexhepi e kishte lënë për një vajzë tjetër. Rrahja u ndëshkua vetëm me një vit shërbim prove, kurse oficeri u arratis.
Komente
