Kultura

Shfaqet me sukses ‘një martesë, një divorc, një funeral’! Komedia satirike premiere në Korçë

10 Shkurt, 21:21| Përditesimi: 10 Shkurt, 21:31

  • Share

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës.

Me regji të Rovena Lules dhe kastën e aktorëve Olta Daku, Zamira Kita, Egla Ceno dhe Paola Kodra mori duartrokitje pa fund.

Mesazhi kryesor është: miqësia e dashuria janë mbi gjithçka.

Aktorja Olta Daku, në rolin e një gruaje që mendon se i ka të gjitha dhe që humbet gjithçka, tha se duhet t’i kushtojmë rëndësi gjërave që na bëjnë të lumtur.

Aktoret Zamira Kita dhe Egla Ceno shprehen të kënaqura me pjesëmarrjen e publikut.

Komedia e bazuar më tepër tek batutat dhe situatat komike zgjati për më tepër se 90 minuta, ndërsa ishte e fundit për këtë sezon. Ndërkaq duartrokitjet dhe të qeshurat shoqëruan performancën e katër aktoreve gjatë shfaqjes.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?