Enver Dondollaku, njeriu numër dy i bandës së Lushnjës dhe personi më i besuar i Aldo Bares, është shfaqur në dyert e gjykatës së Elbasanit me një kërkesë, ku pretendon që drejtësia shqiptare ti njohë ditët e paraburgimit që Dondollaku ka vuajtur në Itali.
Kërkesa është kryer nga i dënuari Dondollaku, i cili synon të ulë ditët e vuajtjes së dënimit me 25 vite birgim në burgun e Peqinit, duke i përllogaritur dhe ditët e qëndrimit në burg, që Dondollaku ka qëndruar në Itali. Mësohet se periudha kur Dondollaku ka qëndruar në paraburgim në Itali, përkon me kohën kur ai ka përfunduar dënimin me 16 vite burgim të dhënë nga gjykata e Torinos për trafik droge. Pas mbarimit të këtij dënimi, Dondollaku mësohet se ka vijuar të qëndrojë në burg deri në momentin kur në dhjetor 2013, Enver Dondollaku, është ekstraduar në Shqipëri, për të vijuar vuajtjen e dënimit me 25 vite burgim të dhënë nga drejtësia Shqiptare. Këtë periudhë qëndrimi në burgun Italian, numri dy i bandës së Lushnjës, ka kërkuar që ti njihet nga gjykata e Elbasanit.
Tashmë procesi gjyqësor ka nisur dhe gjykata ka kërkuar informacion zyrtar nga drejtësia Italiane,për të mësuar ekzaktësisht se sa është periudha kohore e qëndrimit në paraburgim në Italia, e Enver Dondollakut. Kujtojmë që Enver Dondollaku, është dënuar me 25 vite burgim në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, si anëtar i bandës së Lushnjës.
Dondollaku, u arrestua në maj të vitit 2006 në qytetin e Padovës në Itali, ndërsa mbante me vete një pasaportë çeke me emrin Denis Chochlanov, por punonjësit e policisë e zbuluan gjatë një kontrolli në stacionin e trenit dhe verifikimit të gjurmëve të gishtave. Pas gjykimit për falsifikim e trafik droge, dënim i vuajtur në Itali, është vendosur edhe ekstradimi i tij në Shqipëri.
Dondollaku akuzohet për vrasjen e inspektorit të policies, Kleanti Bano, vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të komisariatit të policisë Lushnjë, komisar Sinan Meta, vrasjen e Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri dhe Xhevdet Demiri. Vendosjen e eksplozivit në stadiumin e qytetit të Lushnjës, marrje peng dhe vënie gjobash, trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucioni.
Për viktimat e mësipërme ka pasur akuzën vrasje me paramendim, ndërsa është gjykuar edhe për tentativën e vrasjes së Gramoz Selmanit. Gjithashtu është akuzuar për shkatërrim i pronës, armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe pjesëmarrja në organizata kriminale.
Ky qe do e nxjer nga burgu me gjith keto krime ku do ta emeroj?.
PërgjigjuNuk e kuptoj kte drejtesin ne shqipri 6 vrasje qe dihen 2 ishin punojs policie dhe te denohet me 25 vjet burg. Bravo i qoft ktij Mostres qe esht gjykuar me kta gjyqtar te pa skrupullt. Nuk kam fjal
PërgjigjuKy ka mbi shpatulla gjithe kodin penal ,te hedhi na I bombe atomike pastaj mund te mos e nxjerim nga burgu.Car mund ti vleje shoqerise dhe vendit ky legen birucash .Ne Shqiperi nuk ka me plumba as litare
Përgjigju