Dibër- Pas murtajës së bagëtive, në Dibër është shfaqur sëmundja e Brucelozës, ndërsa janë konfirmuar dy raste. Bruceloza prek kafshët sidomos bagëtitë si lopët, delet, dhitë.
Anisa Xhika drejtoresha e Njvksh Dibër për Report Tv është shprehur se ka asgjë shqetësuese. Sipas saj, çdo muaj ka raste nga kjo sëmundje nga analizat që bëhen, ndërsa këtë muaj janë dy raste.
Bruceloza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga konsumimi i qumështit të pasterilizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose nëpërmjet kontaktit të ngushtë me sekrecionet e tyre.
Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja, ethe, të dridhura, djersitje me erë të keqe, lodhje, gjendje e keqe shëndetësore në përgjithësi, humbje oreksi, dhimbje në muskuj dhe kyçe, dhimbje koke, diarre ose kapsllëk dhe të vjella.
Komente
