Shfaqet sërish Marjan Rroku, ish-agjenti i SHISH, i cili vrau 19 vjet më parë me armën e shërbimit 16-vjeçaren Alda Canaj dhe mamanë e saj Mbarime Canaj, krim për të cilin është dënuar me burgim të përjetshëm. Këtë herë, Marjan Rroku i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë ligjin e amnistisë, i miratuar nga Kuvendi në 30 janar të 2020, ku lanë qelitë e burgut 175 të dënuar, shumica gra. Përmes një padie, Marjan Rroku ka kërkuar shfuqizimin e amnistisë dhe rikthimin në qeli të të burgosurve që përfituan, me pretendimin se ai vetë është përjashtuar nga kategoria e të dënuarve që kanë përfituar shuarje të pjesshme të dënimit penal për shkak të amnistisë, duke cenuar sipas tij barazinë para ligjit.
Marjan Rroku ka parashtruar në kërkesën e tij se amnistia e miratuar nga Kuvendi është diskriminuese ndaj të dënuarve meshkuj dhe si e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën, e cila në nenin 18 parashikon se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, duke sanksionuar ndalimin e diskriminimit mbi baza gjinore, racore, feje, etnie, gjuhe, bindjeje politike, fetare e filozofike, gjendjeje ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësie prindërore.
Gjykata Kushtetuese i ka hedhur poshtë pretendimet e Rrokut, duke rrëzuar kërkesën e tij në dhomë këshillimi. Trupa gjykuese e përbërë nga Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari kanë vendosur mos kalimin e kërkesës së Rrokut për shqyrtim në seancë plenare. Sipas trupës gjykuese, “përcaktimi i kritereve përfituese ose ndaluese në ligjin për amnistinë është gjithashtu në diskrecion të Kuvendit, që vepron në reflektim të politikave penale të shtetit. Për më tepër, ligji nr. 5/2020 nuk jep amnisti për femrat e dënuara me të njëjtin lloj dënimi (burgim i përjetshëm) dhe për të njëjtën vepër penale që është dënuar kërkuesi”.
Në vendim thuhet gjithashtu se pretendimi i kërkuesit se Kuvendi ka detyrimin të miratojë ligje për dhënien e amnistisë edhe ndaj të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe se ligji nr. 5/2020 i ka cenuar parimin e barazinë para ligjit dhe parimin e mosdiskriminimit është haptazi i pabazuar. Në vitin 2001, Rroku vrau Alda Canajn e nënën e saj, Mbarime Canaj. Mbarimja u vra në përpjekje për të mbrojtur të bijën nga plumbat, me çantën e dorës. Pas krimit të tmerrshëm që tronditi Shqipërinë dhe që përkujtohet çdo 8 mars, Rroku u arratis në SHBA, për t’i shpëtuar ndëshkimit. Por, ai u arrestua dhe më pas ekstradua në Shqipëri, ku aktualisht vuan dënimin me burgim përjetë.
Në vitin 2016, Marjan Rroku nisi një fushatë, me qëllim për t’u liruar nga burgu. Fushata nisi me një intervistë të realizuar nga Ardit Gjebrea, e konsideruar si një nga intervistat më skandaloze dhe të turpshme në historinë e gazetarisë shqiptare. Intervista shkarkoi një stuhi polemikash në Shqipëri, ndërsa publikimi i saj përkonte me nisjen e procedurave nga Rroku, për t’u liruar nga burgu. Megjithatë, edhe për shkak të indinjimit dhe presionit të madh publik, kërkesat e Rrokut për të rrëzuar burgun e përjetshëm u rrëzuan nga të gjitha shkallët e gjykatave.
Ju jeni per tu cuar në psikiatri te gjitheve. Shfryni e fryheni perpara nje krimineli ordiner qe ka bere nje hale burg per ate qe ka bere. Dhe zbytheni perpara krimineleve e mafiozeve qe kane gllaberuar miliarda, e kane vrare dhjetera në kohe e vende te ndryshme. Ju jepni edhe voten Turp te keni, por duhet te keni fyture te keni turp, ju nuk keni. Shqiptar injorate e pa tru.
PërgjigjuBan burgun dhe mos ta shofim surratin shum neper faqe online se burri nuk merret me gra edhe kalamaj siç je mar ti kelysh ku*ve njeri i pa cip
PërgjigjuPa diskutim e jo të vendosi Rama Sala Moni ose nallbanë të tjerë
PërgjigjuAh mor Marjan, ne ne Mallakaster smerremi me femra, KURREEEEEEEEEEEEEE se na njeh histioria, por ama kush na bje ne qafe e kemi perdorur dyfekun shume para JUSH, TURP PER TY TURP PER ATE ARDITIN qe e mban veten si moralist! TURPPPPPPPPP ORDINERAAAAA!
PërgjigjuAkoma ska vdekur ky Marjani, mendoja se e kishte lidhur carcafin me kohë plehra.
PërgjigjuEh more marjan vetem te shikosh gruan tende ketu ne usa si pallohet ska faj e shkreta ti nuk je dhe ajo nuk duron dot 30 vjet sa Te vish ti .. eh nejse kete jav me premtoi mua ajo eh cte bej ja po pres radhen tja mbeshtjell edhe une njeher mmmm
PërgjigjuAhh mor legen aq i lige je sa vrave dy femra dhe ne vende te ndihesh i poshteruar te vjene inate pse amnistia kape vetem femrat, ti manjak do vdesesh jo nga vitet por nga marazi ti do ti vuash nder vite ato qe i bere asj familje nuk ke shpetim do perpelitesh si krimbe gjithe jeten neper qelite e ftohta je i denuar dhe nga ligji dhe nga Perendia nuk ke shpetim, vdis nga marazi krimbe i ndyre
PërgjigjuFoto e kesaj vajze me ligeshton shume
PërgjigjuBohu burre o Marjan, futi i litare vetes e mylle kete muhabet, se ate qe ke bo ti nuk ka perendi te fali,
Përgjigjute pakten ti mor shkerdhate njeri mos e hap helen dhe te uroj qe te jetosh sa me shume qe te vush ate qe bere.dhe kerkoke drejtesi ti mor bastard qe luajte dhe gurin me ate maskarain gjebreja qe nuk ja uroj ti ndodhi ajo qe ti i bere atyre 2 viktimave te pa fajshme se doje te dilje se je bere pishman e ke para sysh ate filmin me te madhin MIRUSH KABASHI qe i thote nje ish burgaxhiu:bishti i qenit po bisht qeni do ngeli....tamam per ty.u fshehe ne amerike se e dije cfar bere.tani me ane te arnate gjebrejes kerkove te shpetoje por nuk te heci. te uroj jete te gjate aty ku je dhe ta vush cdo dite ate qe bere se e meriton...na dashke dhe qe te futen brenda ata qe dolen se nuk te pelqen ty.ah te q...a trute dhe enderrat e tuaja
Përgjigju@goni jetën e gjat e paçtë se vdekja është liri për persona të tillë.
tmerrshme kto tipa meritojn karriken elektrike se me nejt gjall burg eshr shume letshem per to