Të premten u vu në skenë shfaqja e gjashtë e festivalit ‘Koko Fest’, me titull ‘Zullulandia” nga teatri eksperimental Tiranë me regjinë e Endri Çelës.
Ai është shprehur se shfaqja në vetvete ka pasur për qëllim që publiku të reflektojë, të reflektojë duke mos pasur zgjidhje të parë largimin nga Shqiperia por të qëndrojë dhe të përpiqet të ngrihet për këtë vend.
Çela vë theksin që ndër vite populli nuk ka bërë përpara, por është futur në një vorbull që nuk gjen dot daljen.
Aktori i njohur Neritan Liçaj u shpreh se edhe pse kjo vepër është shkruar një shekull më parë, populli shqiptar ende në vitin 2025 nuk ka bërë asnjë hap përpara, një emocion qe ai e shpreh me dhimbje.
Mes emocionesh aktori Sokol Angjele falenderoi publikun e Korçës që sipas tij gjithmonë ka aftësinë t'i përqafojë shfaqjet që vihen në skenë. Persa i përket shfaqjes gjithashtu dhe ai kërkoi për rininë e Shqipërisë që mos të largohen nga vendi i tyre.
Në fund, publiku korçar e përcolli shfaqjen me duartrokitje të forta, duke dëshmuar edhe një herë mirënjohjen dhe lidhjen e veçantë që kjo skenë ka me artin.
Komente
