Balerina spanjolle Ariadna Hafezka performuar dhjetë metra nën ujë, nën ritmet e muzikës ka ofruar një shfaqje unike tangoje.
Videoja tre minutëshe, e xhiruar natën dhe me titull “Tang’O” tashmë ka siguruar me miliona shikime në rrjetet sociale.
Koreografja dhe balerina spanjolle interpretoi nën ujë për ‘Tang’O’, një film i shkurtër që zgjat tre minuta i drejtuar dhe prodhuar nga francezi Bastien Soleil.
“Gjatë këtyre 3 minutave unë do të dëshiroja që shikuesi të transportohej shumë larg rutinës së përditshme, në një botë ëndërruese, magjepsëse “ tha Soleil.
Për realizimin e këtij klipi u deshën zhytës profesionistë dhe çdo skenë u xhirua dhjetë metra nën sipërfaqe, ku balerina dhe kameramani u zhytën 120 herë për të përfunduar xhirimet e plota dhe për të dhuruar këto pamje.