Kultura

Shfaqja e veçantë, gjimnazistët e ‘28 Nëntorit’ improvizojnë dasmën shkodrane në ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës

26 Shtator, 17:18| Përditesimi: 26 Shtator, 17:34

  • Share

Në ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës u rikthye atmosfera e një dasme qytetare tradicionale. Protagoniste te shfaqjes jane nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori”.

Me kostume popullore, ata sollën para publikut skena të zakonshme të dasmes, duke u bërë pjesë e historisë që rrëfen qyteti i tyre.

Mësuesit vlerësuan jo vetëm interpretimin, por edhe angazhimin e nxënësve në hulumtimin e dokeve e zakoneve.

Një vend të veçantë në këtë shfaqje zënë kostumet tradicionale, të cilat mbeten ndër pasuritë më të çmuara të trashëgimisë së Shkodrës.

Në muze nuk munguan as vizitorët e huaj, që e shijuan këtë shfaqje te vecante.

“Është e disata herë që vij në Shkodër dhe më pëlqen shumë qyteti. Kemi parë veshje tradicionale, shumë të bukura dhe moderne për kohën. Fantastike",- shprehet turisti francez.

Një emocion të veçantë i dha aktivitetit, 88-vjeçarja Maxhide Kraja, e cila ndau kujtimin e ditës së saj të martesës me kostumin tradicional shkodran.

Kjo shfaqje u kthye në një urë lidhëse mes brezave, duke treguar se tradita e dasmës shkodrane mbetet një pasuri e cmuar.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Musa: 26/09/2025 22:10

    Nji moment i bukur Historik për Shkodrën me rethina(Kraja e Shkodrës me gzime gjithmonë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?