Shfaqja ‘Nuk doja të vdisja e virgjër’ zbret në Lezhë! Monodrama 60 minutëshe u prit me interes nga qytetarët

5 Nëntor 2023, 15:21| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 15:29

  • Share

Monodrama "Nuk doja të vdisja e virgjër", zbriti këtë fundjavë në Lezhë. Shfaqja teatrale e bazuar në librin e shkruar nga shkrimtarja italiane me aftësi të kufizuara Barbara Garlaschelli, u vu në skenën e qendrës kulturore të fëmijëve nga regjisori Gjergj Meta, me aktor Ina Gjonçin dhe katër të rinj.

Kjo monodramë synon të jetë një rrëfim i kthjellët, i thjeshtë, pa klithma, që hedh dritë më shumë mbi ngjashmëritë sesa mbi dallimet, më shumë mbi emëruesin e përbashkët që është “njeriu” dhe ndjesitë e tij, që nuk kanë kufizim. Virgjëria këtu nuk është vetëm në konceptin fizik por në shumë dimensione, që të mos vdesësh e virgjër, e paprekur nga jeta thotë regjisori i shfaqjes Gjergj Mena.

 “Kjo shfaqje flet për njeriun. Koncepti “nuk dua të vdes i virgjër” është për jetën për të drejtat, jo vetëm të njerëzve me aftësi të kufizuara, por të çdo njeriu që ka të drejtën e tij për të shijuar dhe eksploruar çdo gjë nga jeta, pa patur pengesa dhe hezitime për ta bërë këtë gjë”, tha Gjergj Mena, regjisor.

Shfaqja teatrale "Nuk doja të vdisja e virgjër", zgjati për rreth 60 minuta, ndërsa u prit me shumë interes nga publiku lezhjan.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?