Sezoni artistik i Teatrit të Metropolit nis me shfaqjen për fëmijë “Tullumbaci i kuq” e Barry Kornhauser-it nën regjinë e Roerd Toçes. Shfaqje teatrale flet për një burrë dhe një tullumbace të kuqe, që vjen në skenë jo nëpërmjet fjalës, por nëpërmjet pantomimës, gjatë së cilës përcjell një sërë emocionesh te publiku. Personazhi i vetëm njerëzor në këtë shfaqje është Plaku, i cili nuk flet më, pasi nuk ka me kë të flas. Ai vjen nën lojën e aktorit Erdet Miraka. Ngjarja zhvillohet në apartamentin e tij minimalist dhe dëshpërues të Plakut në Paris.
Edhe përse personazhi mund të mos ketë harruar si të flas, por ka harruar si të luajë. Edhe se jeta e tij është e trishtë dhe ai e ka pranuar këtë mënyrë jetese. Trishtimi në hapat e tij të rëndë janë në kontrast të plotë me karakterin e tullumbaces dhe me angazhimin e fëmijëve, që janë energjik, të gjallë dhe të shkujdesur, sikundër dhe mjaft lozonjare. Të gjitha këto mjaftojnë për ta thyer ngurtësinë e Plakut.
Kjo shfaqje flet për rizbulimin e ndjesisë së lojës dhe gëzimit. Gjuha e trupit përveçse kalon pengesat e gjuhës së folur e bën dhe më të thjeshtë, për ta shijuar dhe ndjekur shfaqjen teksa fëmijët komentojnë veprimet me emocion. Shfaqja do të vazhdojë të ngjitet çdo fundjavë në skenën e Teatrit Metropol.