'Mes çarçafëve' premierë në Berat! Regjisori Londo dhe aktorja Yllka Mujo: Shfaqje delikate, të lumtur që e nisim nga këtu

7 Maj 2022, 16:44| Përditesimi: 7 Maj 2022, 16:48

  • Share

Publiku beratas mirëpriti premierën "Mes Çarçafëve", një shfaqje teatrale ngjitur në skenë nga Yllka Mujo dhe Ermira Hysaj me regji të Kiço Londos.

Bazuar në veprën Xhordi Mand, skenografia është e vendosur në një klasë të vitit të tretë dhe rrëfen përballjen e një nëne me mësuesen e djalit, që ka krijuar lidhje me të shoqin. Regjisori dhe dy aktoret përdorin teknikën e njohur të ekspozicionit për të përcjell emocionet e forta.

"Jemi shumë të kënaqur që e nisëm startin e kësaj vepre të cilën e dua shumë "Mes çarçafëve" në  Berat është në praktikën e teatrit shëtitës "Çajupi " që ti nisi premierat në vende të ndryshme vendosëm për Beratin sepse publiku  këtu është gjithmonë i zgjedhur na ka pritur mirë dhe unë jam i kënaqur. Mesazhin që përcjell kjo shfaqja është mesazh që ti kthehemi jetës reale. Jeta jonë ka pak dritë ka pak shpresë . Pritshmërit janë komedi një makbeth”, shprehet regjisori Kiço Londo.

"Jam shumë e kënaqur për vëmendjen për qetësinë dhe mënyrën se si e morën shfaqjen sepse normalisht është një shfaqje shumë delikate ka pauza ka anën psikologjike ka emocionin dhe që  vijnë gjerat gradualisht njëra pas tjetrës por dua të theksoj se ishte një publik që u përqendrua dhe në një farë mënyre e mori, se teatri në të vërtet është një energji e përbashkët ti jep dhe mer energji nga publiku kështu që u ndje energjia që përcillej nga salla në skenë. Kjo është një shfaqje që duhet kuptuar kjo është një nga gjërat që ndodhin dhe duhet ta kuptoj çdo njeri", thotw Yllka Mujo .

Teatri shëtitës "Çajupi do të vazhdojë rrugëtimin me shfaqjen “Mes Çarçafëve” në Vlorë e mandej në Elbasan.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?