Kultura

Shfaqja teatrale 'Tumja e Kajës' rikthen traditën në Kukës

30 Nëntor 2024, 17:00| Përditesimi: 30 Nëntor 2024, 17:08

  • Share

Një nga legjendat më të bukura të letërsisë shqipe nga Eposi i Bjeshkëve të Lumës, “Tumja e Kajës” shkruar nga Petrit Palushi është vënë në skenë nga regjisori Glejvis Lleshaj dhe aktorët amatorë, nxënës të gjimnazit të Kukësit. 

Legjenda tregon se si zanat e sjellin Kajën tek nëna e vet, nëna vdes e bëhet gurë e guri bëhet dritë.

Autori, Petrit Palushi vlerëson interpretimin e sidomos ruajtjen e origjinalitetit të dialektit geg. Edhe për regjisorin Lleshaj, loja e aktoreve amatore ishte befasuese.

Kjo shfaqje, një udhëtim nëpër historinë dhe traditën e Lumës, solli përjetime të thella emocionale tek publiku dhe artëdashësit.

“Tumja e Kajës” është një prej 60 legjendave të librit “Eposi i Bjeshkëve të Lumës” të mbledhura në terren dhe të rishkruara nga shkrimtari Petrit Palushi dhe të përkthyera në anglisht nga Hekuran Koka.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?