Shfaqje dhe aktivitete në kryeministri edhe presidencë, Fuga: Krijimtaria artistike se ka vendin aty!

21 Tetor 2020, 17:30| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 19:36

  • Share

Artisti Genc Fuga rrëfen çfarë ka përjetuar përgjatë 8 muajve të pandemisë pa angazhime skenike.

Për shkak të mos hapjes së teatrove në vend, ai na tregon se kriza sa i përket mbështetjes financiare dhe cilësia e aktiviteteve, që kanë të bëjnë me kulturën dhe artin shqiptar, është një problem i mbartur gjatë 30-viteve, ku përpos mungesës së një strategjie afatgjatë në këtë fushë, vihet re edhe angazhimi institucional i Ministrisë së Kulturës. 

“Në momentin e mbylljes për shkak të COVID 19 hodha idenë që Ministria e Kulturës të organizonte punën për të arritur në një deduksion, sa i përket strategjisë së ligjit të artëve edhe rregullimit me ligj të krijuesve edhe interpretuesve, çka do të lehtësonte ballafaqimin më pas të kësaj shtrese me masat anticovid. Kjo gjë nuk u bë edhe kaluam nga kriza në krizë”, shpjegon ai.

Fuga gjithashtu kërkon hapjen e teatrove, duke thënë se nuk përbejnë risk për përhapjen e COVID-19, sa bëjnë grupimet e tjera

“Gjendemi në situatën që sallat e teatrove edhe trupat artistike, janë shumë herë më të sigurta ndaj çdo lloj grumbullimi tjetër. Por pikërisht këto nuk hapen”, thotë aktori.

Për prezantimin e krijimtarisë artistike brenda institucioneve shtetërore, si brenda në Ministri të Kulturës, kryeministri dhe së fundmi në Presidencë "Profeti" i Edmond Budinës, Fuga mendon se:

“Jemi në momentet që krijimtaria artistike edhe interpretimi i saj nuk është në vendin e duhur. Faleminderit që më hapët derën. Një artisti i hapet dera në një institucion të caktuar, edhe një tjetri në një tjetër. Nuk do t’i konsideroja brenda natyrës thelbësore dhe misionit që ka një aktor. Janë arna shumë të bukura, por mbeten arna”, shprehet aktori Genc Fuga.

Artisti Genc Fuga përfundon duke bërë apel që të mos harrohet lufta për normalizimin e jetës me art, as nga sindikatat, që nuk e përfaqësojnë si duhet zërin e artistit shqiptar, që gëlon prej 30 vitesh pa status. 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?