Kultura

Shfaqje të papritura vallëzimi në Tiranë, Rama ndan mesazhin e Angjelin Preljocajt: Do të jetë Festivali i Parë Ndërkombëtar

14 Shtator, 08:24| Përditesimi: 14 Shtator, 15:07

  • Share

Në Tiranë do të mbahet për herë të parë Festivali ndërkombëtar i vallëzimit. Ky event organizohet nga koreografi i njohur shqiptaro-francez, Angjelin Prelocaj, i cili premton edhe një shfaqje falas për publikun e kryeqytetit.

***
Koreografi i njohur shqiptaro-francez, Angjelin Prelocaj rikthehet sërish me një tjetër festival në Tiranë. Festivali i parë Ndërkombëtar i Vallëzimit organizohet nga kompania e Prelocajt dhe do të mbahet nga datat 9 deri më 25 tetor.

“Këtë vit krahas disa shfaqjeve më emocionuese të Evropës, në teatrin e Operas, teatrin Kombëtar, Metropol, Teatri i Kukullave dhe disa skena të tjera, festivali do të hapet për të gjithë qytetin, me një shfaqje te re për publikun, falas. Së bashku me kompaninë time do të sjellim vallëzimin pranë njerëzve duke ofruar shfaqje falas në vende të veçanta dhe të papritura në të gjithë Tiranën”, thotë Prelocaj.

Një thirrje e posaçme për të marrë pjesë në këtë event vjen edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili në rrjetet sociale e konsideron si festë të vallëzimit modern që do të mbahet në 10 hapësira të ndryshme publike në kryeqytet.

“Me ftesën e vetë yllit botëror të koreografisë, shqiptaro-francezit Angjelin Preljocaj, për të marrë pjesë në një festë të vërtetë të vallëzimit modern, në 10 hapësira publike surprizë të kryeqytetit, nga 9 – 25 tetor, ju uroj të diel të qetë”.

Nga ana tjetër, koreografi ka falënderuar Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bashkinë e Tiranës dhe Bashkimin Europian që kanë kontribuuar për këtë iniciativë.

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 14/09/2025 10:57

    Po ajo ish drejtoresha që abuzoi me postin që firmoste gjoja nën presion u dënua gjë..?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?