Shfryhet operacioni kundër bixhozit, gjykata nxjerr nga qelia Muratajn dhe vëllain e Natasha Mulaj të Vettingut

19 Mars 2020, 21:47| Përditesimi: 19 Mars 2020, 21:50

  • Share

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia të gjithë personat e arrestuar nga policia dhe prokuroria, për çështjen e basteve sportive. Operacioni policor i trumbetuar me shumë bijë nga policia, sot pas gati tre javë, nuk ka asnjë person që ndodhet në burg. Të gjithë shtetasit e arrestuar, janë liruar nga qelia nga gjykata e Apelit Tiranë. Ditën e djeshme trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Ridvan Hado, Elona Toro dhe Asim Vokshi, kanë vendosur të zbusin masën e sigurisë për Gramoz Murataj, vëllain e Besnik Murataj, të dy pronarë të kompanisë së basteve “Eço Bet” në Tiranë.

Ndaj Gramoz Murataj vendosi të caktojë masën e arrestit në shtëpi. E njëjta masë është vendosur edhe për Ervis Mulaj, i cili nga arresti në burg do të kalojë në arrest shtëpie. Mulaj është vëllai i kryetares së KPA (Vetting) Natasha Mulaj. Ndaj Ervis Mulaj, është ngritur akuza e “Organizimit të  basteve sportive” dhe “Fshehje të ardhurash”. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Mulaj ka rënë në grackën e agjentëve të policisë. Siç rezulton në dosjen e prokurorisë së Tiranës në zonën e “Rrugës së Elbasanit” në një ndërtesë 2-katëshe, mbrapa Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Mulaj është arrestuar në 21 shkurt 2020 në orën 05:00 të mëngjesit.

Rezulton se gjatë veprimeve stimuluese ndaj këtij personi agjentët kanë bërë blerje stimuluese. Ndërkohë në total Mulaj ju sekuestruar plot 14 kompjutera. Të gjithë personat e tjerë që shikoni në këtë listë të gjatë emërore janë liruar nga burgu, ku gjykata ka caktuar masën e arrestit në shtëpi dhe masën e “detyrimit për tu paraqitur në polici”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?