Shfrytëzimi i lumit Mat për inerte! IMT dhe policia monitorim gjatë natës, ndëshkohen 2 subjekte

14 Tetor 2022, 09:05| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 11:36

  • Share

Shfrytëzimi pa kriter i Lumit Mat për inerte ka vënë në lëvizje autoritet ligjzbatuese. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Drejtoria Rajonale Lezhë, mbështetur dhe policia prej dy javësh kanë nisur monitorimin e shtratit të Lumit gjatë orëve të natës, kohë e cila shfrytëzohet më sëshumti për marrjen e inerteve nga subjekte apo individ të ndryshëm.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë kapur në flagrance eskavator dhe kamiona të cilët merrnin materiale inerte përgjatë shtratit të Lumit Mat në mënyre të paligjshme dhe pa lejen e lëshuat organet kompetente.

IKMT ka ndërmarrë dy masa administrative për dy subjekte 'Kompleksi Klodi' dhe 'Braiden 31' në bazë të kompetencave ligjore, ndërsa Drejtori i këtij institucioni Flori Gjini bën me dije se monitorimi do të jetë i vazhdueshem dhe nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit. Shfrytëzimi pa kriter i Lumit Mat për inerte nga kompani të ndryshme është kthyer në një problem mjaft shqetësues gjatë viteve të fundit.

Nga marrja e inerteve lumi ka ndryshuar rrjedh në disa pika, duke gërryer qindra hektarë tokë bujqësore, si dhe ka shkaktuar dëmtime dy ura përfshirë dhe urën monument kulture të Zogut, e cila ka rënë më disa metra dhe rrezikon seriozisht shembjen totale.

1665733662_1.jpg

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?