TIRANË- Dita e sotme, 12 qershori përkon në ditën botërore kundër punës së fëmijëve. Kjo ditë e rëndësishme për sensibilizimin e një fenomeni gjithmonë e më shumë në rritje është vënë në vëmendje edhe nga shoqëria civile në Tiranë.
Edhe pse nuk është prezent vetëm në vendin tonë, fenomeni është i pranishëm dhe gjithmonë e më shumë në rritje. Janë të paktën 229 raste të fëmijëve që shfrytëzohen për punë në vitin 2022. Ditën e sotme, shoqëria civile marshoi në sheshin ‘Nënë Tereza’ për të shprehur sensibilizimin dhe rikthimin e vëmendjes në këtë situatë alarmante. Gazetarja e Report Tv, Ledina Jakimi ndoqi marshimin nga afër. Për mikrofonin e Report Tv, një prej përfaqësuesve, Altin Hazizaj, u shpreh se këta fëmijë, konkretisht mbi 7% shfrytëzohen për të mbajtur familjet e tyre me bukë.
“Në sy vitet e fundit janë mbi 1 mijë telefona që qytetarë të interesuar bëjnë për sa i përket shfrytëzimit të fëmijëve. Në këtë ditë ndërkombëtarë duhet përfshirë edhe Shqipëria. Mbi 7% të fë miturëve në Shqipëri janë fëmijë që punojnë, kujdesen për familje etj. Janë fëmijë që sot shfrytëzohen për të mbajtur me bukë familjet e tyre. E gjithë Shqipëria duhet të ishte sot në këmbë. Thirrja jonë është e thjeshtë, autoritetet të hapin sytë, janë fëmijë që s’kanë bukën e gojës.”- tha ai.
Ndër të tjera ai u shpreh se nuk ka pasur reagime nga qeveritaret, si rezultat marshimi vjen në rrethana që do duhet kthyer të merret në konsideratë.
“Nuk ka pasur reagime nga qeveritarët, ndaj organizuam sot një manifestim. Mbetet një ndër fenomenet më të rënda të dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri. Për momentin jemi në një situatë të rëndë që kërkon adresim të menjëhershëm. Ajo që ka rëndësi është një pjesë e këtyre fëmijëve që punojnë, është në atë që konsiderohet ekonomia ilegale. Sot ka fëmijë që punojnë në shtëpitë e barit që është e pakonceptueshme.”- thotë ai.
Dita Botërore kundër Punës së Fëmijëve shënohet çdo vit më 12 qershor që nga viti 2002. Kjo ditë e rëndësishme është themeluar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe që atëherë të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara e kanë përkujtuar atë