E rëndë në Tiranë/ Arrestohet kardiokirurgu i Sanatoriumit, akuzohet se abuzoi seksualisht dhe shfrytëzoi 16 vjeçaren për 2 vite! E prezantonte si gruan e katërt (EMRI)

18 Janar, 14:32| Përditesimi: 20 Janar, 09:36

  • Share

TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar nga Komisariati nr. 1 në Tiranë pasi akuzohet se prej 2 vitesh ka shfrytëzuar një vajzë të mitur, tani 16-vjeçe, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit.

Burime bëjnë me dije se vajza e mitur, shkonte në shtëpinë e mjekut Hasi në intervale kohore prej 3 deri në 4 ditë dhe për një periudhë prej 2 vitesh dyshohet se është kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të rregullt me të.

Vajza, e cila është marrë nga policia dhe është dërguar në shtëpinë e prindërve, pritet t’i ushtrohet një ekspertize të plotë për të vërtetuar dyshimet.

Fillimisht në drejtim të policisë mbërriti një denoncim për shfrytëzimin e saj për prostitucion, teksa menjëherë blutë arritën të sigurojnë prova të plota përmes përgjimeve dhe komunikimeve që vajza e mitur ka kryer me 42-vjeçarin Hasi dhe një grup chat-i në të cilin flisnin dhe ndanin video intime të gjithë, bashkë më gratë e tjera të 42-vjeçarit.

Në duart e hetuesve janë prova të rëndësishme që vërtetojnë abuzimin me të miturën, për të cilën më herët nuk ishte kryer asnjë denoncim nga familjarët.

Në dëshminë e tij para hetuesve, mjeku Hasi ka deklaruar se e mitura ka shkuar në shtëpinë e tij me dëshirën e saj dhe asnjëherë nuk është marrë me dhunë. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dervish Hasi, 42 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Hasi është një person i njohur për policinë. Me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ora 20:52
Veç Sanatoriumit, kardiologu i arrestuar për abuzim me te miturën punonte dhe në spital privat! Ja si e njihnin kolegët

1705592086_uuuu.jpeg

Burime për Report TV brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”, thonë se mjeku Dervish Hasa, kardiokirurg, kishte pak më shumë se 1 vit në atë spital ndërsa paralelisht ushtronte funksionin edhe në një spital privat. Me kolegët kishte sjellje korrekte.

Shumica e kolegëve me të cilët punonte e dinin që kishte 3 gra, por nuk kishin dijeni për vajzën e abuzuar. Një prej grave të tij quhet Violeta me të cilën ka 3 fëmijë, një djalë të rritur (moshë madhore) dhe 2 vajza, e vogla moshatare me vajzën e abuzuar.

Ora 17:09
U arrestua për shfrytëzim të miture/ Dervish Hasa punon kardiokirug tek Sanatoriumi, në 2019 i hodhën makinën në erë

1705594425_dervishhasi.jpg

Foto: Nga makina e demtuar e Dervish Hases, 22 janar 2019! Vetë Dervish Hasa 

Emri i mjekut kardiokirurgut Dervish Hasa nuk është i panjohur. Në 22 janar 2019 iu hodh në erë makina të cilën e kishte të parkuar në rrugën “Belul Hatibi”.  Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40. Policia sqaron se makina tip "Benz ML" me targa AA 441 OO, ishte në pronësi të Dervish Hasit, që në atë kohë shqiptarja.com mësoi se ai punonte në një spitalin privat "Hygeia". 

Në 2021 ai rezultoi të jetë pjesë e grupit të mjekëve që organizuan operacionin e parë në zemër në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” si qendër e dytë e kardiokirurgjisë të spitaleve publike.
Ogerta Manastirliu e cila atëherë mbante postin e ministres së Shëndetësisë, tani të Arsimit, publikoi atëherë foto nga grupi i mjekëve që kishin marrë pjesë në operacion. 

Ora 16:19
Tiranë/ Arrestimi i mjekut kirurg për shfrytëzim të të miturës, Përgjimet zbuluan videot pornografike në chat grup

1705590169_dervishhasi.jpg

Foto: Dervish Hasa 

Detaje të rënda mësohen nga hetimet lidhur me abuzimin 2 vjeçar me një të mitur që u zbulua në Tiranë dhe policia ka arrestuar deri tani mjekun kirurg Dervish Hasi.
Përmes përgjimeve dhe komunikimeve që vajza e mitur ka kryer me 42-vjeçarin Hasi është zbuluar se ata kishin një grup chat-i në të cilin flisnin dhe ndanin video pornografike të gjithë bashkë më gratë e tjera të 42-vjeçarit.

Ora 15:48
Mjeku i arrestuar për abuzim me të miturën i njohur për policinë, Hasi furnizoi me tritol grupin që planifikoi vrasjen e Domart Konjarit

  1705592086_uuuu.jpeg

Dervish Hasi, me profesion kardio-kirurg, është arrestuar sot nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka shfrytëzuar një të mitur për prostitucion.

Por emri i tij nuk është i panjohur për policinë. Mjeku Hasa ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Dervish Hasi dhe roli i tij dolën në dritë falë dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Enver Jamaku. Ky i fundit ka treguar se në një rast ka qenë ai vetë që i ka çuar armët në shtëpinë e kirurgut.

Rrëfimi i Enver Jamakut çoi disa persona në pranga dhe zbuloi 18 baza armatimi në Tiranë. Dëshmia e tij më e fortë ishte ajo për ekzekutimin e Domart Konjarit (sot në arrati).

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?