Foto ilustruese

Kronikë

Shfrytëzoi për prostitucion 15-vjeçaren, arrestohet në Tiranë i riu i shpallur në kërkim, i dënuar me 7 vjet burg

7 Maj 2021, 11:20| Përditesimi: 7 Maj 2021, 11:36

  • Share

Një i shpallur në kërkim për prostitucion është arrestuar ditën e sotme.

Bëhet fjalë për Enea Sinanin, 32 vjeç të cilin Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

“Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani., 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, thotë policia.

Ngjarja ka ndodhur disa vite më parë. Dyshohet se dy persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një person tjetër S.K, 25 vjeç, kanë trafikuar dhe shfrytëzuar me qëllime përfitimi (prostitucion), një vajzë 15 vjeçare me iniciale  M.L, në zonën ndërmjet Tiranës dhe Elbasanit. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?