Greqi-Një çift me origjinë shqiptare janë arrestuar në Greqi, pasi shfrytëzonin për prostitucion një vajzë 25-vjeçare greke.
Raportohet se ngjarja është zbardhur të enjten e 24 tetorit, teksa një një qytetar duke kaluar pranë zonës së stadiumit të Pangritit, ka parë 25-vjeçaren të rrahur në rrugë.
E reja e cila ndodhej në gjendje të rëndë është dërguar në spital. Ajo ka treguar oficerët e policisë se prej fundit të muajt gusht e deri më 23 tetor shfrytëzohej nga një çifti shqiptarësh, 42 dhe 30-vjeç.
Sipas vajzës, ata e kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme në një shtëpi në Heraklion dhe e kanë detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me persona të panjohur për të dhe duke i marrë paratë, shkruan prothotema.gr.
Çifti u arrestua në banesën e tyre, ku iu gjetën dhe u konfiskuan veshje të viktimës dhe shuma prej 260 eurosh si të ardhura nga veprimtari të paligjshme.