Kronikë

Sarandë/ Shfrytëzonin një 16-vjeçare për prostitucion në lokalet e marra me qira, gjykata lë në burg 2 gratë

26 Shkurt, 16:42| Përditesimi: 26 Shkurt, 17:11

  • Share

SARANDË – Gjykata e Sarandës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e 2 grave të akuzuara se shfrytëzonin për prostitucion një 16-vjeçare dhe ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg".

Të dy gratë e akuzuara dhe avokatët e tyre i kanë mohuar kategorigisht akuzat. Ne do të apelojmë vendimin e dhënë nga gjykata, janë shprehur 2 avokatët mbrojtës.

Këto 2 gra, të identifikuara me inicialet S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe, kishin marrë me qira 2 lokale në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni.

Në 2 lokalet e këtyre 2 tutoreve të dyshuara, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?