Dy 19-vjeçar në Shkodër janë arrestuar pasi shfrytëzonin për prostitucion dy vajza të mitura.
Në prangat e policisë ranë S.C. 19 vjeç dhe A.K. 19 vjeç, të dy banues në fshatin Koplik i Sipërm.
Hetimet janë kryer prej disa javësh nga Prokuroria dhe Policia e Shkodrës, teksa evidentuan se dy 19-vjeçarët shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy vajza 16 dhe 14 vjeç.
Gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarve, policia i gjeti 19-vjeçarit A.K. edhe një sasi të vogël kanabisi.
Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë 3 akuza; marrëdhënie seksuale me të mitura, prostitucion dhe shitje narkotikësh.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit S. C., 19 vjeç, dhe A. K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Koplik i Sipërm.
Nga hetimet e kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, dyshohet se këta shtetas shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, dy shtetase të mitura, 16 vjeçe dhe 14 vjeçe.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Komente
