Foto ilustruese

Kronikë

Nxirrte katër fëmijët e saj të lypnin në rrugë, 37-vjeçarja kërcënon punonjësen sociale! Nis hetimi ndaj saj

16 Shtator 2023, 10:12| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 17:54

  • Share

Një 37-vjeçare është vënë nën hetim, pasi shfrytëzonte katër fëmijët e saj të mitur për të lypur në rrugë dhe para policisë ajo ka kanosur me fjalë një punonjëse sociale.

E reja u identifikua në rrugën “Dritan Hoxha”, bashkë me fëmijët e saj të cilët rregullisht dilnin në rrugë për të lypur.

Pasi është shoqëruar në komisariat nga uniformat blu, 37-vjeçarja përpara policisë ka kërcënuar një punonjëse sociale.

Nëna e katër fëmijëve u vu nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kanosja”.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Gjithashtu apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.

G.MO/M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?